Specialisti i arsimit humb jetën nga Covid-19 në moshë të re bashkë me nënën

Specalisti i drejtorisë arsimore, Alfred Koci ka ndërruar jetë nga koronavírusi në moshën 40 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij Selman Hodaj me anë të një postimi në rrjete sociale duke zbuluar se kjo sémundje i mori edhe nënën.

“U perpoqa te jap zemér, por nuk munda dot me shume pasi zémra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare”, shkroi ndër rreshta Hodaj. Alfred Koçi ishte edhe muzikolog, ndërsa vùante edhe nga tromboza në mushkéri, sémundje që e komplikoi më shumë sémundjen e koronavírusit.

Reagimi i plotë: Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejen me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende. U perpoqa te jap zemer, por nuk munda dot me shume pasi zémra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40-vjecare.

Lamtumire i dashur Alfred Koci! Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhímbje pa kufi. Mbase enderrat e tua per muziken do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh perjetesisht.

InShot 20200818 102624415 400x400 1