Si do të bëhet pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për emigrantët në Greqi, njoftimi i Ambasadës shqiptare

Ambasada e Shqipërisë në Athinë njoftoi se emigrantët shqiptarë në Greqi se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020

Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr.1 të Ambasadës. Procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00. Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al

  1. EMËR MBIEMËR
    2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
    3. KODIN POSTAR
    4. NUMRIN E CELULARIT
    5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë,” nënvizon ambasada.

Po ashtu, ambasada shqiptare ka treguar se si veprohet lidhur me portalin e-Albania: “Ne vijim te problematikës lidhur me regjistrimin në e-Albania, është thjeshtuar procedura e riaktivizimit të llogarisë duke ndjekur hapat si vijon: Tani mund të rivendosni vetë fjalëkalimin e ri pa qenë nevoja të dërgoni e-mail te e-Albania duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Hyni në llogarinë tuaj në portalin e-Albania dhe klikoni “Keni harruar fjalëkalimin” dhe plotësoni të dhënat e kartës suaj të identitetit;

Nëse keni harruar përgjigjen e pyetjes së sigurisë, klikoni “Keni harruar pyetjen e sigurisë” dhe plotësoni të dhënat lidhur me numrin e telefonit dhe adresën e e-mailit me të cilat jeni regjistruar në portal;

Fjalëkalimi i ri do t’ju vijë me e-mail ose me sms në numrin e telefonit. Nëse nuk kujtoni asnjë nga dy mënyrat e kontaktit, mund të kontaktoni helpdesk@e-albania.al, login@e-albania.al për të marrë fjalëkalimin e ri.