Shtimi i rasteve me koronavirus, ish-ministri: Në Shqipëri nuk po realizohet asnjë “testim” për Covid!

Ngas Tritan SHEHU

Shikoni me vemendje, sot raportohen 119 raste te reja dhe 501 testime PCR, pra pozitiviteti i tyre eshte reth 24%.

I njejti raport edhe dje edhe pak dite me pare, rritet apo ulet numri i testimeve po ashtu leviz dhe numri i rasteve te reja duke ruajtur gjithemone nje pozitivitet nga 23- 25%.

Ketu nuk kemi te bejme me testim te popullesise, ne kete menyre me mire mos “testoni” fare se keshtu nuk mund te nxjerresh asnje te dhene te perdoreshme nga shifrat e prodhuara, pothuajse zero perfitim shendetesor.

Italia sot kishte nje pozitivitet ne testimet 3%, duke ruajtur ne terresi nje diapazon 2-4%.

Vetem nje testim i tille mund te te jape te dhena te vlefshme jo vetem per strategji, por edhe per identifikim, ndjekje kontaktesh, izolim e mjekim me tej.

Me 500 testime ne dite e nje pozitivitet te tille nuk eshte bere asgje, nuk ka testim te vertete, nuk ka ndjekje kontaktesh as per personat shume te aferte te rasteve, nuk ka dubel testim, nuk ka testim te rasteve te sheruara (prandaj keto dalin shume te ulta), nuk ka kerkim ne institucionet shendetesore ashtu sic nuk ka kerkim ne teresi, pra nuk ka asgje apo ndryshe si i thone behet nje “vrime ne uje”, cdo gje eshte jashte kontrollit!

Ne kushtet epidemiologjike ku ndodhemi testimi do filloje ne Shqiperi kur te kalohet shifra e 2500 testeve ne dite me PCR.

Ndersa per testimet imunologjike te filluara ne QSUT as nuk flitet me, jane haruar, ndoshta qe kur pyetem per llojin e kiteve te perdorura!