Shifra marramendëse e pasurisë se Behxhet Paçollit, 120 deputetë me 1 miliardë euro pasuri

epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo's capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country's new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kosova është shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, por jo edhe politikanët e saj. Në shtetin ku papunësia dhe varfëria sillen rreth shifrës 30%, janë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë pasuria prej dhjetëra, madje edhe qindra miliona euro.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë të pasurisë, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri prej rreth 1 miliardë euro.

Padyshim deputeti më i pasur i Kuvendit të Kosovës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar pasuri prej 698.3 milionë euro.

I dyti nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Kosovës është Gani Dreshaj i AAK-së, i cili ka deklaruar pasuri prej 87 milionë euro, raporton Rel.

Deputeti i tretë më i pasur i Kuvendit është Gazmend Abrashi i AAK-së që ka deklaruar pasuri prej 10.8 milionë euro, raporton “Front Online”.

Vetëm tre deputetë të Kuvendit, Pacolli, Dreshaj dhe Abrashi kanë pasuri prej hiç më pak se 800 milionë euro.

Deputetja e LDK-së, Saranda Musliu, ka deklaruar pasuri prej 7 milionë euro, bashkëpartiaku i Musliut, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar 2.2 milionë euro pasuri, Pal Lekaj i AAK-së rreth 2 milionë euro, Valon Ramadani i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar 3.3 milionë euro pasuri, etj.

Derisa pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrin në shifrën prej rreth 1 miliardë euro, buxheti vjetor i shtetit është mbi 2 miliardë euro.