Sekuestrohen 22 mijë paund në Rinas

Policia Kufitare ka sekuestruar 22 mijë paund cash një shtetasi që vinte nga Lutoni. I identifikuari me inicialet D.T., i cili udhëtonte nga Britania kishte vendosur sasinë e parave në valixhe dhe trup, të cilat ishin të padeklaruara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Edhe ditën e djeshme, u sekuestruan 42 mijë paund të një shtetasi që vinte nga i njëjti qytet i Anglisë.

Njoftimi i plotë i policisë

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Pólicisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sékuéstruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. Sezoni turistik rrit dhe numërin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.

Një ditë më parë u sekuestruan 26.500 euro në Rinas dhe poseduesi i tyre, i cili nuk deklaroi paratë është proceduar penalisht.

“Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë’”, njoftoi Policia.

Një ditë më parë, 100 mijë euro të padeklaruara u sekuestruan në doganën e Muraqinit.