Ruli: Një ekip që do të sjellë një nga fitoret më të mëdha

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve në PD, Genc Ruli ka deklaruar se në PD tashmë ka një politikë të hapjes ndaj zërave që kanë qenë kritikë me të përgjatë viteve të fundit.

Ai e renditi veten mes kritikëve kryesorë të lidershipit, por tha se është dakord me çdo aksion të saj.

Ruli u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve, proces ku ai bën pjesë do sjellë një nga fitoret më të mëdha në PD.

“Ka ndryshuar politika në PD, Ka një politikë të hapjes përderisa më është hapur dera edhe mua që kam qenë një ndër kritikët e Bashës.

Unë jam plotësisht dakord me çdo aksion politik të saj dhe ndihem i vlerësuar për përzgjedhjen e një ekipi që do të sjellë një nga fitoret më të mëdha”, u shpreh Ruli.