Revolta/ Qytetarët bllokojnë rrugën në Tiranë, mungon uji prej disa ditësh

Banorët e qytetit të Tiranës në zonën pranë Sanatoriumit kanë zhvilluar një protestë mbrëmjen e sotme duke bllokuar një nga rrugët kryesore. Protesta ka ardhur si pasojë e mungesës së vazhdueshme prej disa ditësh të ujit në këtë zonë të kryeqytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, kemi një prani të forcave të policisë të cilat ndodhen pranë protestuesve por bëhet e ditur se nuk ka patur konfrontim midis tyre. Qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre për furnizimin në mënyrë të rregullt me ujë pasi jetesa e tyre gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit është bërë mjaft e vështirë në mungesë të ujit në banesa.