Regjisori i njohur tregon ku po gabon Biden dhe pse Trump mund të fitojë sërish

Regjisori i filmave dokumentar, Michael Moore paralajmëroi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump mund të përsërit fitoren e vitit 2016.

Moore ishte një nga të paktët njerëz që parashikuan fitoren e Trumpit ndaj Hillary Clintonit katër vjet më parë.

“A jeni të gatshëm për fitoren e Trumpit? A jeni mendërisht të gatshëm për mashtrimin e radhës së Trumpit? A e gjeni rehatinë në sigurinë tuaj se nuk ka asnjë mënyrë që të fitojë Trumpi? A jeni të kënaqur me besimin që keni rreth kësaj?”, ka shkruar ndër të tjerash Moore në llogarinë personale në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë, 66-vjeçari parashikoi fitoren e republikanit katër vjet më parë, megjithëse sondazhet i dhanë Clintonit një avantazh deri në 14 përqind.

Bazuar në sondazhet e opinionit publik në Minesota dhe Michigan, ai e kuptoi se presidenti aktual ka një avantazh ndaj rivalit Joe Biden.

Parashikoi me saktësi fituesit e zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984: Tani tregon edhe fituesin e vitit 2020
“Biden sapo ka njoftuar se do të vizitojë më shumë shtete – por jo edhe Michiganin. A është diçka e njohur për ju?”, vuri në dukje Moore, duke deklaruar se Hillary Clinton përsëriti të njëjtin gabim, duke shmangur disa shtete, të cilat më pas mbështetën Trumpin.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor (e marte), ku do të ballafaqohen, republikani Donald Trump dhe demokrati, Joe Biden.