Video/ Rama-Veliajt: Mos hyj më me këto se na more në qafë siç the atë që…

Ramën nuk e shqetëson as Covid-19, as kriza ekonomike në vend, ku nga raportimet të paktën 32400 biznese janë mbyllur dhe 60 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës.

Kryeministri po jeton në një tjetër realitet, ndoshta imagjinar, ku mund t´i duket se gjithçka shkon mirë dhe Shqipëria është më mirë se Italia, Gjermania e shumë vende të BE.

Me batutat e tij, që më tepër i ngjajnë humorit kinez, Rama ka kaluar kohën sot në Petrelë, ku ka vizituar një familje që përfiton nga skema e rindërtimit, pasi banesa ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar nga Veliaj, Rama ka biseduar nga afër me të zotët e shtëpisë, ku i ka hequr vërejtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës që të mos e përdorë më termin zdroms.

“Mos hyj më me këto, i bukur, a i shëmtuar, se na more në qafë siç the atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qep ty të gjithë si zdroms.

Mos i hyj më këtij muhabeti se na ngatërron kot. Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira, por jo zdromsa. Ti nuk ke faj se unë e di për çfarë e ke, por…nuk na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata”, tha Rama.

Dhe si gjithmonë Veliaj është shfaqur i bindur para shefit të tij. Tashmë pritet që kryebashkiaku të heqë nga fjalori fjalën zdroms, edhe pse në mendjen e tij mund ta ketë të fiksuar.