Qeveri që vjedh dhe mashtron qytetarët!

Nga Gazment KODUZI

Sot, në komunikatën për shtyp nga Ministria Shëndetësisë (dt. 18 Gusht), u habitëm nga rritja e numrit të testimeve në shifrën e 932/ditë. Them u habitëm, sepse nuk pamë asnjë kronikë në ERTV apo televizione të ndryshme për prerje shiritash, si ai që ndodhi në Korrik në QSUT. Informacionet që në një vend të vogël si Shqipëria lëvizin shpejt, thonë që në shifrën e raportuar janë llogaritur edhe testimet nga laboratorët privatë.

Nëpërmjet këtij veprimi, qeveria i ka vjedhur dhe mashtruar qytetarët. I ka vjedhur, sepse qytetarët kanë paguar 95 Euro për të kryer testimin, për nevoja udhëtimi. I ka mashtruar, sepse ka paraqitur testimet e kryera nga qytetarët me paret e veta, si testim të kryer nga strukturat shtetërore.

Mënyra më e mirë për të informuar qytetarët, do të ishte transparenca e shifrave, dhe struktura e tyre sipas sektorit apo arsyes së kryerjes. Testimet që kryen ISHP janë për arsye diagostikimi dhe gjurmimi, ndërsa testimet e kryera në institucionet private janë për arsye dokumentacioni. Nga ana tjetër, përmes këtij mashtrimi, qeveria tenton të rrisë numrin total të testimeve sepse jemi vendi i fundit në rajon (grafiku 1) për testime për popullatë, dhe nga an tjetër tenton të ulë pozitivitetin e raportit rast/ nr testimesh (grafiku 2).

Vetëm sot, pas përfshirjes së testimeve për dokumentacion, pozitiviteti rast/ testime zbriti në 16.6%, ndërkohë që mesatarja e përiudhës 17 Korrik-17 Gusht ka qënë 22%. Nga ana epidemiologjike, është shumë e gabuar të ngatërrosh dy grupe popullate me karaktestika të ndryshme, qytetarë që testohen për diagnostikim (ISHP) të cilët kanë shumë shanse të jenë të infektuar me covid-19, dhe qytetarët që testohen për dokumentacion të cilët janë të shëndoshë dhe nuk kaën asnjë simptomë të covidit (laboratorët privatë), apo si thotë një koleg I mirë, të ngatërrosh mollën me dardhën.

Me dizinformimin e sotëm por edhe të gjithë situatës prej fillimit të Marsit 2020, Ministria e Shëndetësisë po i ngjan më shumë Ministrisë së Porpagandës të drejtuar nga Gebels, por a e dinë vallë fundin e tij?

1 36

2 29