Pse nuk shkoi Rama në ceremoninë e dekorimit të Meidanit, reagon Meta: Është i zënë me Bjellorusinë…

Në ceremoninë e nderimit të Rexhep Meidanit në Presidencë nuk munguan as bashkëpuntorët dhe as kundërshtarët e tij politikë, por mungonte kryeministri Rama.

Gjithsesi, “mungesat” në ceremoni Meta i përmendi pasi i kishte akorduar Mejdanit dekoratën e “Flamurit Kombëtar”.

“U kërkojmë falje me dhjetëra, qindra personaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile, akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkon kudo tek të gjithë”, u shpreh presidenti duke e lënë të nënkuptohet se kryeministri ishte i ftuar, por nuk shkoi në ceremoni.

Pas presidenti Meta, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi ka ironizuar lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në Presidencë për dekorimin e Rexhep Meidanit me ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’.

Zëdhënësi i Presidencës shkruan se Rama ka qenë i ftuar në ceremoni, por me ironi zëdhënësi thotë se e mirëkuptojnë për mungesën pasi ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë.

Postim i plotë i Tedi Blushit

Një sqarim për kolegët e nderuar të Lapsi.al.

Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë.

Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!

aa

2 211 28