Protesta kundër hapjes së gurores! Tension në Delvinë, banorët përplasen me policinë

Banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë kanë pasur përplasje me përfaqësuesit e firmës pasi janë kundër hapjes së gurores. Ata shprehen të irrituar se nuk i ka lajmëruar askush dhe theksojnë se hapja e gurores prish bimësinë, ndot mjedisin dhe nuk i shërben aspak komunitetit.

Ata kanë firmosur edhe një peticion drejtuar kryeministrit, ministrive të Infrastrukturës e Mjedisit dhe bashkisë Delvinë ku kërkojnë që të anulohet leja për guroren e planifikuar.

Protesta e tyre po zhvillohet pikërisht në zonën ku planifikohet të hapet gurorja.