Profesori amerikan publikon pamjet: “O Zot! Ekonomia e Libanit po shembej dhe ky shpërthim”…

Profesioni amerikan, Ian Bremmer ka qenë ndër të parë që ka publikuar pamjet e shpërthimit gjigand në Portin e Beirutit në Liban, ndërsa raportohet se ka dhjetra të vdekur e qindra të plagosur.

Bremmer shkruan përkrah videos e cilla ka marrë rreth 15 milionë klikime deri tani se Libani po përballej me një ekonomi të gjunjëzuar ndërsa ngjarja e sotme ia shton vështirësitë shtetit.

“O Zot. Ekonomia e Libanit po shembet dhe tani kjo shpërthim masiv. Porti i Bejrutit (dhe shumë më tepër, nga pamja e tij) është shkatërruar plotësisht. Nuk mund ta imagjinoj numrin njerëzor që do të shohim”, shkruan profesori amerikan.

Libani është shtet në Azinë Perëndimore, në bregun lindor të Oqeanit Mesdhetar. Kufizohet me Sirinë në veri dhe lindje dhe me Izraelin në jug. Është afër Qipros përtej Oqeanit Mesdhetar. Për shkak të dallimeve në sekte Libani rregulloi sistem unik politik në vitin 1943, i njohur si konfesionalizëm, bazuar në mekanizmin e ndarjes së fuqisë.

Vendi po përballet me probleme shumë të mëdha ekonomike, ndërsa kryeministri i Libanit, ka thënë se qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të reduktuar përmasat e krizës financiare dhe problemet jetësore të qytetarëve dhe për të shpërndarë ndihma financiare për qytetarët e këtij vendi.

Kryeministri i Liban është shprehur më herët për krizën: “Politikat e kaluara të Libanit kanë shkaktuar dëmtimin e gjendjes ekonomike, financiare, shoqërore dhe të jetës së qytetarëve të Libanit, prandaj nuk është për t’u çuditur se qytetarët dalin në rrugë dhe protestojnë, mirëpo në këtë mes ekzistojnë disa faktorë që po provokojnë protestuesit dhe po shfrytëzojnë protestat qytetare për të prishur imazhin e Libanit”.