Pamjet që vijnë sot nga Kakavija

Nëse do të ishin bardhë e zi, gjithkush mund të thoshte se këto pamje i përkasin viteve ’90 kur ambasadat e u hapën dhe shqiptarët të uritur për gjithçka vrapuan për të dalë jashtë Shqipërisë.

Po jo, këto janë pamjet që vijnë sot nga Kakavija, ku qindra e mijëra shqiptarë po presin për t’u rikthyer në vendin e tyre të punës dhe pavarësisht temperaturave të larta, iu duhet të qëndrojnë me orë të tëra në diell për të kaluar apo dhe marrë vetëm një përgjigje.

Të gjithë me maska por pa asnjë distancë sigurie, qytetarët shqiptarë duken të pambrojtur nga koronavirusi në këto pamje të siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Bërja e tamponit nga pala greke për të gjithë ata që kalojnë drejt Greqisë si dhe reduktimi i orarit me kalimin vetëm gjatë ditës kanë sjellë edhe fluksin e madh në këtë pikë kufitare.