“O pis, O lango, ore qen”/ Rikthehet Mihal Kokëdhima, terrorizon sërish pushuesit: Ik nga prona imee!

Video ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorama’ në Porto Palermo, kur hipën sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunon, tronditi opinionin publik. Madje pamjet u publikuan edhe në mediat e huaja.

Ndonëse pamjet duken gati të pabesueshme, kjo sjellje e Kokëdhimës nuk është e re, të paktën kjo konfirmohet nga përshtypjet që turistët kanë lënë për biznesin e tij.

2.7 është vlerësimi për ‘Panormën’ në Google nga 6 që është maksimali.

Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet negative tregojnë sjelljen e pronarit me turistët.

Dhe Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh dhe ndodheshin në pronën e tij.

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është skandaloze me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet.