Ndahet nga jeta një nga ish-drejtuesit e PD të Durrësit

Ramazan Beja, që në Durrës njihet si Xhoda, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Xhod Beja ka lindur në Durrës më 7 janar 1934. Xhoda ishte sportist, shkrimtar e politikan i njohur për të gjithë durrsakët.

Xhoda u shqua për kurajo dhe urtësi në momentet më delikate të periudhës post-komuniste.

Anëtar i Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Durrës, Xhoda mbajti që në fillim pozicionin e Sekretarit të Degës. Pjesëtar i një familje me rrënjë të forta kundra regjimit, ai i dha një shtysë të jashtëzakonshme përçimit të ideve demokratike që në fillimin e viteve ‘90.

Kryetari Degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj I ka shprehur ngushëllime familjes duke u shprehur se, sot Durrësit do ti mungojë dashuria e Xhodës, dashuria e mësuesit, e sportistit, dashuria e një prej themeluesve të Partisë Demokratike.

“Ngushëllime për Xhodën!

Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Ramazan Bejës, që për të gjithë ne Durrsakët ishte Xhoda i dashur e gjithmonë i qeshur dhe optimist.

Anëtar i Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Durrës, Xhoda mbajti që në fillim pozicionin e Sekretarit të Degës. Pjesëtar i një familje me rrënjë të forta kundra regjimit, ai i dha një shtysë të jashtëzakonshme përçimit të ideve demokratike që në fillimin e viteve ‘90. Xhoda u shqua për kurajo dhe urtësi në momentet më delikate të periudhës post-komuniste.

Sot Durrësi ka më shumë se kurrë nevojë për njerëz që ta duan vërtetë. Sot Durrësit do ti mungojë dashuria e Xhodës, dashuria e mësuesit, e sportistit, dashuria e një prej themeluesve të Partisë Demokratike.

Personalisht do të ruaj gjithmonë një nderim të madh për këtë personalitet Durrsak prandaj me dhimbje të thellë, ngushëlloj familjen dhe miqtë e shumtë të Xhodës!

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar!”, shkruan Xhaferraj.