Mjeku i njohur shpërthen ndaj ministres: More urdhër nga kryepidemiologu dhe lëvize, ish-muratorët nuk…

Mjeku i njohur Petrit Vargu ke reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas deklaratës së saj se, pacientët e prekur nga Covid-19 do të mjekohen me plazëm.

Mjeku Vargu shkruan në reagimin e tij në Facebook se, e ka ngritur këtë problem që para 4 muajsh por ministrja vendosi tani pasi mori urdhër nga kryepidemiologu, duke nënkuptuar kryeministrin.

Postimi i plotë i mjekut Vargu

Faleminderit Ogerta qe pas 4 muajsh qe ngrita problemin e mjekimit me plazem, levize dhe sic duket me ndihmen e italianeve do te kemi nje rezultat.

Megjithese dole ne media duke kundershtuar mjekun qe sillet si politikan, duke thene qe mjekimin me plazem nuk do ta bej se nuk e ka aprovuar FDA. More urdher nga kryepidemiologu nje muaj me pare dhe me ne fund levize.

E kuptoj qe e ke te veshtire qe te besh rolin e ministres aq me teper ne keto momente te veshtira. Shpresoj mos na kundershtoni me as mua as kolegeve te mi qe bejme oponence. Sic e shikon ne anen tuaj ish-muratoret dhe ish picajolet nuk po ju thojne ndonjegje te re.

Merre me alegori! Po pate dyshime gjithcka e ke ne murin tim te facebookut. Mos kundershto ata mjeke qe bejne 40 vizita mjekesore ne dite, vajze e mbare…