Mjeku i njohur jep alarmin: Antibiotikët nuk mund të trajtojnë Covid-19, ja çfarë ndodh…

ALARM!
BUM ANTIBIOTIKËSH për COVID-19!

FAKT: Antibiotikët NUK MUND të parandalojnë dhe as trajtojnë SARS COV-2!
Antibiotikët veprojnë vetëm kundër baktereve, dhe jo kundër viruseve.

COVID-19 shkaktohet nga një virus, (coronavirus) dhe për këtë arsye antibiotikët nuk duhet të përdoren për trajtimin e tij! Viruset trajtohen me ANTI-VIRALË!

E them këtë i shqetësuar nga kombinimet e shumta të antibiotikëve që po përshkruajnë kolegët këto ditë!

Tek çdo i sëmurë që kontrolloj gjej “një mal” me barna dhe sidomos dy apo tre antibiotikë.

Sapo unë i sqaroj të sëmurët që perdorimi i tyre nuk sjell asnjë dobi në trajtimin e sëmundjes së COVID-19, më thonë me mburrje se m’i ka dhënë filan profesor, filan doktor…

Në asnjë nga guidelines, (linjat guidë, drejtuese, orientuese) nuk gjen të indikuar perdorimin e antibiotikëve, pasi shpeshherë e ndërlikojnë situatën duke ulur imunitetin ose mbivendosur infeksionet kërpudhore!

Të nderuar kolegë, profesorë e komitetas, ndalni përdorimin rutinë të antibiotikëve në rastet e dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19!

Këtë që them, e keni të nënvizuar në të gjitha guidelines të profesionistëve të mjekësisë në USA, EVROPË e AZI!

Mjafton të informoheni!

Antibiotikët në të sëmurët me COVID-19 jepen vetëm në kushte spitalore, kur është vërtetuar se ka infeksione bakteriale të mbivendosura!

Të nderuar bashkëqytetarë, duhet të dini që kërkuesit e shumtë nëpër botë ende nuk kanë shpikur ndonjë ilaç që vret virusin COVID-19 dhe as ndonjë vaksinë për parandalimin e tij.

Sot për për sot trajtohen, mjekohen vetëm simtpomat e kësaj sëmundje.

Sipas parashikemeve të profesionistëve të fushës fundi i 2020 mund të na gjejë me një trajtim antiviral efikas , dhe një vaksinë për parandalim.

Kërkojini gjithmonë mjekut tuaj arsyen përse po ju jep një, dy apo tre antibiotikë!

E drejta e informacionit, sqarimeve për kimikatin që po futni në trup, hyn tek të drejtat tuaja themelore!

Me respekt për Ju dhe jetën Tuaj
Ilir ALLKJA
mjek