Mesi, gati largimi nga Barcelona, drejt skuadrën tjetër të madhe

E ardhmja e Lionel Messit sa vjen e duket më larg Barcelonës.

Yllit argjentinas duket se i ka humbur durimi me skuadrën katalanase, duke ditur që tash e shtatë vite nuk e fiton Ligën e Kampionëve. Shto kësaj faktin se në tre sezonet e fundit është eliminuar çdo herë e më turpshëm, me herën e fundit duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munchen.

Këto e shumë rrethana të tjera kanë bërë që 33-vjeçari t’i thotë bordit të Barcës se dëshiron të largohet këtë edicion, një vit pa i skaduar kontrata, raportonte gazeta e afërt me Barcelonën Esporte Interativo.

Po e njëjta e përditshme shkruan sot se Manchester City është klubi që po i prin garës për të siguruar shërbimet e Leo Messit.

Pep Guardiola mund të jetë një arsye e fortë që Messi të zgjidhte skuadrën angleze, por nuk dihet nëse do të ndërrojë mendje deri në fund.