Mesazhi i fortë i presidentit: Qytetarët nën regjimin autokratik meritojnë zgjedhje të lira

Presidenti Ilir Meta tha se mbështet qëndrimin e BE për mosnjohjen e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.

Me një shënim në facebook, Meta shkruan se qytetarët e Bjellorusisë, “ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”

Postimi i plotë: Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik.