Merret vendimi, ja kur do të hapen shkollat

Qeveria dhe nga Komiteti i ekspertëve ka vendosur që shkollat të hapen në 14 shtator. Njoftimi është bërë nga Rama në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Shkollat do të hapen.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin’.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha: Ka shkolla që do t’i ndajmë në turne dhe shkolla të tjera në zonat e tërmetit, që kanë një numër shumë të madh nxënësit dhe kemi menduar t’i ndajmë në turne ose në shkolla të tjera afër.

Ne kemi menduar t’I hapim shkolla me shumë kujdes. Duke parë modelet e vendeve të tjera, që kanë klasa të vogla, si Francën dhe Gjermaninë, që kanë vendosur t’i hapin në grpe të vogla, edhe ne duam t’i hapim shkollat por sipas specifikave që kanë shkollat individuale dhe duke kombinuar edhe mësimin online apo në rastet kur duhet të mbyllet një shkollë.

Bashkitë duhet të fillojnë të përgatiten tani për hapjen e shkollave. Kërkojmë dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për të na mbështteur në hapjen e shkollave në shtator”.

Nuk dihet nëse do të realizohet hapja e shkollave më 14 shtator, jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19, por edhe përt faktin se deri më tani Rama dhe qeveria e tij nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Përkundrazi mjaft mësues dhe nxënës shkollash janë prekur nga koronavirusi për shkak të keqmenaxhimit të situatës dhe grumbullimit të nxënësve dhe mësuesve në shkolla.