Merret peng e moshuara, lirohet pasi i grabiten lekët

Një grua 70 vjeçe në Pukë është lidhur dhe rrahur nga dy persona për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj.

Sipas burimeve, gruaja quhet Mrik Ndoja nga fshati Kishagji.

Grabitësit ia kanë marrë paratë të moshuarës. Identiteti i tyre ende nuk është zbuluar. Policia tha se ka nisur hetimet.