“Më tha do të mas pulsin e zemrës…” viktima tregon si tentoi ta përdhunojë ish-ministri

Pacienten e vogël e vizitoi në Ortopedi. E pas kësaj, një mjek kirurg nga Spitali i Pejës, ia ftoi asaj nënën në zyrën e tij, të mërkurën mbrëma.

Gruas, siç pretendon kjo e fundit, deshi t’ia tregojë disa pajisje për shërimin e vajzës, e cila ka 17 ditë që po qëndron në spital.

Por, aty, në zyrën e Numan Baliqit, gjithnjë sipas nënës së pacientes, ndodhi diçka tjetër.

Gruaja pretendon se mjeku nuk u ndal, edhe pse kjo tentoi të ikte.

“Më kapi për dore dhe më futi brenda me zor, e mbylli derën dhe e ndali dritën. Unë i thash doktor çelë derën se e thirri sigurimin, ai më tha ‘dua të ta mati pulsin e zemrës’. Tentoi të më ledhatonte dhe të më puthte në qafë. Në atë moment unë e shtyva atë dhe e çela derën e ika”, ka rrëfyer viktima.

Baliq edhe më parë ishte i përmendur edhe me një rast deri diku të ngjashëm.

Ndërkohë Prokuroria e Pejës thotë se “Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”.