Majko: Rroftë Janullatosi se po të ishte për Ramën…

Nuk është as Edi Rama dhe as ndonjë ministër i qeverisë që ai drejton, njeriu që zgjidhi krizën në Kakavijë.

Pandeli Majko, ministri i Diasporës në qeverinë e Edi Ramës, ka zbuluar njeriun që zgjidhi krizën disaditore të shqiptarëve në Kakavijë.

Sipas Majkos duhej angazhimi i kryepeshkopi Janullatos që kriza të zgjidhej shpejt.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.

Të tjerat, janë fjalë për ‘lugën’ e atyre që dinë veç çfarë nuk duan.