Majko me shtëpi të re 232 mijë euro

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, tashmë është bërë me shtëpi të re me vlerë 232 mijë euro. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Majko ka reaguar në lidhje me deklaratën e tij të pasurisë.

Ministri ka theksuar se banesa që ka shitur në qendër të Tiranës, e ka mbuluar vlerën e shtëpisë që ka blerë, duke iu referuar lajmeve të publikuara për blerjen e banesës me vlerë 232 mijë euro.

Majko tregon se qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë siguria e familjes së tij dhe jo për të bërë biznes.

Mbi 85% e shqiptarëve jetojnë në varfëri dhe në kushte ekstreme jetese, ndërsa ministrat e Ramës dhe gjithë qeveritarët e tij mendojnë si të shtojnë pasuritë e tyre.