Lubonja: Humbja e Gjukanoviçit, goditje për shtetin kriminal të Ramës

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 e ka cilësuar kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç si një autokrat në Mal të Zi i cili nën maskën e korrupsionit e perëndimit ka ngritur një shtet korrupsioni.

Të njëjtin paralelizëm bën Lubonja, dhe për kryeministrin shqiptar Rama si dhe për Presidetin serb Vuçiç. Analisti thotë se liderat në fjalë duke u hequr si pro- perëndimorë ngrejnë shtete kriminale dhe për këtë arsye meritojnë të ndëshkohen.

”E shoh komplekse, ka dy elementë. Një element që ka të bëjë me zhvillimet demokratike në Mal të Zi. Këto zgjedhje tregojnë që Gjukanoviçi, një autokrat duke përdorur qënien pro- perëndimor, ka patur mbështetje, legjitimim nga perëndimi. Kundërshtarët e tij kanë qenë pro- serbë dhe pro- rusë. Merriton një ndëshkim, për korrupsionin që ka ngritur nën maskën e perëndimit.

Problemi i dytë, që lidhet me shqiptarët është një goditje e rëndësishme. Goditje që marrin Rama dhe Vuçiç, që duke u hequr si pro- perëndimorë kërkojnë shtete kriminale. Këtu lindin debatet për mbështetjen ndaj Kosovës. Ne që kemi një qeveri pro- serbe, çfarë ndikim mund të ketë tek politikat e Serbisë për mosnjohje apo për territorin.”- tha Lubonja.