Llesh kimiku fajëson qytetarët për rradhët në kufi: Nisen kot…

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Radhët kilometrike në kufirin shqiptaro-grek që kanë tensionuar situatën e shqiptarëve që duan të hyjnë e të dalin përmes Kakavijës, kanë sjellë edhe reagimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj lë të kuptohet se faji për situatën është i qytetarëve që sipas tij nuk u informuan para se të niseshin.

“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta” shkruan Lleshaj në postimin e tij.

Në fakt, qytetarët u informuan papritur se grekët ndryshuan rregullat e kalimit në kufi prandaj dhe nxituan të kalojnë. Po ashtu, fakti që sportelet janë të mbyllur gjatë natës, e ka bërë akoma më të vështirë kalimin në anën tjetër të kufirit.