Legjenda e Barcelonës: “Nëse ikën Leo do të iki bashkë me të…!”

Lobo Carrasco as në ëndrrat më të këqija nuk dëshiron ta shikojë Leo Messin larg Barcelonës.

Lionel Messi është temë kryesore në gjitha mediat botërore ditëve të fundit.

Që prej humbjes 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, Leo nuk është shfaqur askund, derisa spekulimet vetëm sa vijnë dhe shtohen për një largim të mundshëm nga Barcelona.

Legjenda e Barcelonës, Lobo Carrasco, që e ka veshur fanellën e klubit katalunas nga viti 1978 deri më 1989, as në ëndrrat më të këqija nuk dëshiron ta shikojë Leo Messin jashtë ‘Camp Nou’.

“Nëse Leo shkon, do të iki bashkë me të deri në driblimin e fundit. Nëse ai shkon nesër, unë do të iki me të kudo qoftë”, tha ai për ‘El Chiringuito de Jugones’.

“Asnjë nuk më emocionon më shumë se ai”.

“Gjithçka po më duket si në ëndërr, shpresoj shumë që asgjë të mos jetë e vërtetë”.

Ai nuk dëshiron që historia e mrekullueshme e tij me Barcelonën të përfundojë në këtë mënyrë.