Kyçin dyert e shkollave dhe detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin…

Nga Dhurata ÇUPI 

Prej 7 vitesh vetëm në Qarkun e Dibrës janë mbyllur rmbi 30 shkolla dhe kjo situatë nuk ka të ndalur, madje edhe me vendime të pabazuara që nuk lidhen me numrin e nxënësve.
Drejtoria Arsimore ka marrë vendimin ti vendosë drynin shkollës së Zerqanit, në të cilën mësojnë dhjetra nxënês nga cikli i ulët deri te ai i mesëm.

Shqetësimi është legjitim për prindërit dhe fëmijët pasi u është kërkuar të regjistrohen në Bulqizë, 30 minuta me makinë larg, dhe të mendosh që dimri nuk është i butë në këto zona.

Përvec kostos dhe shqetësimit për largësinë, me këtë veprim arbitrar, banorëve të kësaj zone po ju mohohet lidhja e fortë për vite me radhë që ata kanë me arsimin.

Shkollës së Zerqanit e cila ka nxjerre me dhjetra figura të rëndësishme lokale e kombëtare, po i vihet kyçi.

Ky veprim është i papranueshëm. Shkollimi i fëmijëve dhe brezave duhet të jetë përparësi dhe jo pengesë, duhet të jetë mundësi dhe jo stërmundim për prindërit dhë nxënësit.
Ju bëj thirrje autoriteteve arsimore në Dibër por edhe Ministres së Arsimit të shohin përparësitë për të mirën e nxënesve dhe jo të bëjnë të kundërtën.

Fëmijët e Zerqanit e kanë shkollën e tyre, aty ku kanë studiuar prindërit e gjyshërit e tyre. Asnjë vendim i nxituar nuk mund tua mohojë këtë mundësi.