Kush janë dy vëllezërit që ekzekutuan taksistin, prova e fortë…

Policia e Tiranës ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë Prezë. Ata janë dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në zonë është arrestuar edhe shtetasi Gresian Çela, të cilit i është gjetur në banesë drogë dhe armë zjarri.

Sajmir Shera njëri prej dy vëllezërve të arrestuar ditën e sotme si autor i vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla rezulton të ketë qenë i dënuar më parë.

Abcneës shkruan se prova më e fortë që implikon atë dhe vëllanë e tij Arsil Shera në këtë krim, është pikërisht automjeti i tyre ku ka rënë edhe gëzhojat e 7 plumbave me të cilin ekzekutuan viktimën.

Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet të merren sërish në pyetje gjatë ditës së sotme.

Policia dyshon se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, por nuk përjashtohet edhe pista të tjera.

Njëri nga dy vëllezërit dyshohet të ketë shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit.

Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

1 8

2 8