Kthehu aty ku duhet, Ogerta!

PhD. Ilir PECNIKAJ

Sa popull me fat që jami….

Nuk mund të ishte NDRYSHE, kur kemi një ministre të shëndetësisë që merret me statistikat e lindjeve, me regjistrimet e fëmijëve emigrant në Shqipëri, (të cilët për hir të së vërtetës janë disa qindra herë më me fat se ata që lindin në Shqipëri), në këtë kohë të çmendur.

Ndoshta gjynahçarja ka harruar që puna e saj dhe e atyre që drejton, këto kohë është MARRJA NËN KONTROLL E SITUATËS SË CORONAVIRUS E CILA, PËR FAT TË KEQ, KA IKUR NË DREJTIMIN TË PADITUR PËR TË DHE QEVERIN KU OGI BËN PJESË.

👉Lind pyetja, Ogi,

Çfarë na duhen këto lekë të lindjes kur shumë fëmijë i latë jetim për hir të masave të pa marra për mbrojtjen ndaj COVID?! Kujtojmë këtu rastet e nënave që vdiqën nga covid, që ishin pjesë e fasonerive, dhe të shumë prindërve të tjerë poshtë moshës 50 vjeç, ku në pjesën dërrmuese të rasteve ata vdiqën e po vdesin nga mos përgjegjësia juaj dhe e “kotecit” (komitetit) që ju drejtoni.

Çfarë ndihmë keni dhënë për këto fëmijë jetim? , këtë duhet të thuash/thonit…

Nga mos përgjegjësia juaj dhe e koleges suaj të “ç”arsimit, po bëheni gati të çoni në jetën e përtejme edhe shumë e shumë të tjerë, ndoshta edhe fëmijë, por staf pedagogjik dhe prindër të tyre po e po, me mënyrën si keni vendosur të hapni shkollat. NUK PO JU FAJËSOJMË PËR C’ARSIMIMIN E BREZIT TË RI, SEPSE PËR NGRITJEN E NJË STRATEGJIE PËR MIRËARSIMIM, DUHEN NJERËZ ME VIZION DHE PËRGJEGJSHMËRI, TË CILAT JU MUNGOJNË TOTALISHT.

👉Lere demagogjinë Ogerta e ktheu për një herë të vetme punës, sepse në asnjë vend të Europes sot nuk ka një shifër kaq të madhe vdekjesh në raport me numrin e të prekurve.
PRA OGERTA, KENI PUNË ME COVID-in JO ME STATISTIKAT. ATO LËRJA ATYRE QË E KANË PËR DETYRË.

👉OGI, Komitetaret që ti drejton po na thonë që nuk ka akoma një protokoll të mirëfilltë kurimi ndaj covid… Ndaj kemi kaq shumë vdekje?! Kjo është kriminale Ogi. Me këtë merru, dhe pse tepër vone, sepse kjo po të ngre numrin e të vdekurve, statistikisht të ka renditur të parën në Europe në raport të VDEKSHMËRISË… Harrova që keni Triplete triumfesh (e para për vdekshmeri/tampon pozitiv, e para për numrin më të ultë të testimeve dhe e para për mos shpëtimin e asnjë jetë të intubuar gjer më tani… ÇDO KUSH DO NDIHEJ I TURPËRUAR NGA NJE REZULTAT I TILLË).

🙏 Një lutje tjetër Ogi, (po bënën shumë, por për një të shurdhër si ju, një lutje më shumë apo një me pak, nuk ju prishë shumë punë…) Mos shpallni heroi dhe heroina në rradh të mjekve, sepse edhe ata janë njerëz si ne, dhe e duan jetën ta shijojnë si ne, por krijoj kushte që të punojnë si njerëz dhe ti gëzohen punës së tyre. Ka ikur koha e “eksitimit” të njerëzve me heroizmin e Vojo Kushit, apo të traktoristit që në vitet 1980 punonte për vitin 2020…