Kryetari i degës së PD në Greqi publikon skandalin e ambasadës shqiptare: Prej orësh rradhë, njerëzve po u rrezikohet jeta…

Nga Fatmir GJOCI

Prej orësh rradhë, njerëzit po torturohen dhe po u rrezikohet jeta në kohë pandemie.

Ja si i katandis qeveria e rilindjes, emigrantët shqiptarë në Greqi.

Drejtëpërdrejtë nga Ambasada Shqiptare ne Athinë.

Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë.

Në këtë kohë të veshtirë pandemie, njerzit torturohen dhe nuk marin shërbimin më minimal të tyre, kjo është e pa tolerueshme.

I bëj thirrje Edi Rames, të bej rrugëzgjidhje të menjëhershëme, të shtoj personel dhe t’ju shërbej qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur, pasi e ka kthyer Ambasadën në zyrat e Aleatit!

Gepostet von Fatmir Gjoci am Donnerstag, 6. August 2020