Kreu i LDK shërohet nga Covid-19: “Dy fjalë edhe për ata që më uruan vdekjen”!

Pas më shumë se dy javësh në një karantinë të fortë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se është shëruar përfundimisht nga COVID-19.

Nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB, ai ka falenderuar të gjithë ata që janë lutur për shëndetin e tij, por nuk ka harruar që të përmendë edhe ata që i kanë uruar vdekjen.

“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtësia”, ka shkruar Mustafa mes të tjerave.