“Krejt i kena nga 2-3 milionë euro”, deklarata mbi pasurinë e zyrtarëve të lartë në Kosovë

Pasuria e Xhavit Haliti, të cilit iu bë virale një deklaratë televizive ku thoshte se “krejt i kemi nga 2-3 milionë euro”, njëmend prek milionëshin.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, shkruan Gazeta Express.

Në deklarimin e pasurisë së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banesë me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 2000, dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.

Ai, po ashtu, ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të luajtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.

Në një bankë, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se ka 146,362.00 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka filluar publikimin e pasurisë së personave zyrtarë.

Në mesin e deklaruesve është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Në deklarimin e saj në AKK, deputetja Balje ka bërë të ditur se ka një banesë e trashëguar me 60 metra katror në vlerë prej 80 mijë euro.

Po ashtu, Duda Balje ka 4 mijë e 700 euro të gatshme në bankë, ndërkaq sipas deklarimit, ajo ka 24,658.29 euro të hyra vjetore nga paga në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo deputetja Duda Balje që nga viti 2019 vozit një veturë të tipit “Audi A4”, dhe e ka blerë 25 mijë euro mirëpo, në deklarimin e pasurisë ajo nuk ka treguar të ardhurat e këtyre parave që ka blerë këtë veturë.