Kontrata marramendëse e Messit te Manchester City, ja sa do të fitojë në 5 vite

500 milionë euro për pesë sezone, është kontrata që Manchester City i ka ofruar Lionel Messi, sipas JUGONES.

Kësaj shifre mund t’i shtohen edhe 250 milionë euro të transferimit të argjentinasit nga Barcelona.

Në total, Leo do t’i kushtonte Cityt 750 milionë euro në pesë vite.

Raportohet se tri vite Messi mund të luajë te Manchester City, derisa dy vite tjera në New Yourk City.

Klubi tashmë ka nisur punën që të bëjë goditjen e shekullit dhe t’ia veshë fanellën futbollistit që konsiderohet më i miri në histori të futbollit.