Konflikti për pronën, merret peng një qztetar në Durrës

Një person është marrë peng mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Policia bëri të ditur se, për rreth një orë, një 34-vjeçar është mbajtur pa dëshirën e tij brenda një makine, nga një i ri.

Më pas, ky i fundit ka bërë denoncim në Polici, pasi ka shpëtuar nga pengmarrësi. Motivi sipas bluve të qytetit bregdetar ka qenë për konflikt për çështje pronash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia e Durrësit.