Juventus hyn në bisedime me Barcelonën për Suarez

Juventusi dhe Barcelona janë në bisedime për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të gjigantit katalonas, Ronald Koeman.

Koeman i ka bërë me dije Suarezit se nuk do të ketë vend në skuadrën e tij dhe i ka kërkuar të gjej klub të ri, gjë që nënkupton se ai duhet ta ndërpresë kontratën me klubin para kohe.

Mundësi tjetër për Barçën është ta shesë atë për një shumë të vogël parash, dhe Mundo Deportivo shkruan se drejtuesit e klubit katalonas janë në bisedime me Juventusit për ta dërguar atë në Torino.

Juve e sheh uruguaianin si alternativë e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, i cili do t’i kushtonte 10 milionë euro.

Thuhet se Suarezit do t’i pëlqente kalimi në Juventus për të luajtur me Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybala. Kontrata e 33-vjeçarit me Barcelonën mbaron në vitin 2021.