Islami: Edi Rama është në një pozitë qesharake, duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami i ftuar në Fax News, duke folur për krizën në Bjellorusi theksoi se, roli i Edi Ramës si ndërmjetësues, është në një pozitë qesharake për të luajtur këtë rol.

Islami ngre pyetjen se “Çfarë do të thoshte Lukashenko të shikonte atje përballë Edi Ramën, i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën?”.

Po ashtu ish-ministri shtoi se organizata e OSBE-së është turp që ka një njeri si Edi Rama në krye, pasi duhet të ishte vetë objekt i moderacionit.

I pyetur nëse do ti jepte një këshillë kryeministrit Rama, i cili është në rolin e kryetarit të OSBE-së, Islami tha se, duhet të jepte dorëheqjen, jo vetëm nga drejtimi OSBE-së po edhe i punëve në Shqipëri, pasi është i paaftë.

“Çështjet e politikës së jashtme janë shumë delikate sepse kanë të bëjnë me shtete të tjera dhe çdo shtet mban shënim se çfarë thuhet qoftë dhe në shtete të vogla siç është Shiqipëria.

Deri më sot është thënë që ka një krizë në Bjellorusi që ka ardhur pas zgjedhjeve të 9 gushtit. Ka ardhur shqetësimi nga BE dhe kryesisht nga Polonia e cila është fqinj me këtë shtet dhe ka ngritur shqetësimin. Polonia ka kërkuar pasi ka paraqitur një plan, ka kërkuar që OSBE të moderojë këtë krizë të ndërhyjë midis opozitës dhe presidentit për të gjetur një zgjidhje.

Lukashenko thotë se ka një tentativë nga jashtë dhe ka akuzuar perëndimin, dhe SHBA që ka orkestruar të gjithë këtë ngjarje. Nëse ngjarja është krijuar nga jashtë nuk mund të pranoj që pikërisht këto që kanë orkestruar ngjarjen të vijnë dhe të moderojnë dhe ka refuzuar kategorikisht moderacionin që mund të vijë nga OSBE me propozim të BE-së apo të Polonisë.

BE ka mbështetur dhe i ka dhënë mesazh OSBE-së, pasi OSBE është një mekanizëm i përbërë nga faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Duke qenë se merret me zgjedhjet, është mekanizmi më i përshtatshëm për të luajtur rolin e moderatorit.

Besimi ka ardhur i natyrshëm nga BE të ndërhyjë siç ka ndërhyrë dhe në raste të tjera, por është refuzuar nga Bjellorusia, ku ka thënë që nuk kemi nevojë nuk ka asnjë krizë që mund të zgjidhet nga jashtë.

Krijohet një trojkë, për zgjidhjen e krizës, ish-presidenca e OSBE-së, që ka qenë Sllovakia, presidenca aktuale që është Shqipëria dhe presidenca e ardhshme që do të jetë Suedia. Nëse ka kërkesë nga vendi ku ka krizë shkojnë këto të tre mbi bazën e një plani për zgjidhjen e krizës. Nuk i përgatit Edi Rama me kalamajtë platformën. Kryeministri i Polonisë i ka kërkuar OSBE-së që të dërgonte dhe njerëzit dhe platformën.

Edi Rama është në një pozitë qesharake për të luajtur këtë rol. Çfarë do të thoshte Lukashenko të shikonte atje përballë Edi Ramën i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën. Organizata e OSBE-së është turp që ka një njeri si Edi Rama në krye që akuzohet ,imagjino se çfarë mund të thuhej për rastin e Shqipërisë.

Rama është një mizë e vogël përballë këtij buburreci. Lukashenko është sistematik në qendrimin e tij dhe nuk pranon asnjë lloj moderimi të jashtëm. OSBE do të ishte mirë të kërkonin moderacion. Do ti këshilloja të jepte dorëhëjen jo nga OSBE po edhe nga drejtimi i punëve në Shqiqëri. Edi Rama nuk është i aftë nuk është i zoti dhe nuk ka kapacitete për të kryer këtë lloj detyre. Është turp i madh dhe për OSBE-në, pasi vetë Edi Rama duhet të ishte objekt i moderacionit”, tha Islami.