Ish-deputetja e PS festë të çmendur në Dubai për ditëlindjen e djalit

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau ka festuar dje në Dubai 1-vjetorin e lindjes së djalit. Nga fotot e shpërndara në profilin e politikanes, Ammar duket se i është gëzuar pafund festës së organizuar për të brenda shtëpisë.

Ish-deputetja është kujdesur për çdo detaj dhe siç shihet edhe nga fotot, festa është 100% e personalizuar për të birin.

Ajo ndan herë pas here momente nga koha që kalon me Ammar, i cili duket shumë i dhënë pas pikturës, megjithëse në moshë fare të vogël.

Esmeralda Shkjau në përfundim të mandatit të shkuar të PS u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka nisur një jetë të re.

1

2 24