Infektohet me Covid-19 gjinekologia, mbyllet Materniteti

Një gjinekologe ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye është mbyllur Materniteti i Lushnjes, “Ihsan Çabej”. Deri tani janë marrë tamponat e të gjithë staift, të cilët janë izoluar në shtëpitë e tyre ndërsa priten rezultatet.

Derisa të merret vendimi për rihapjen e maternitetit, vizitat e pacientëve do të kryhen në ambulancë e qendra mjekësore.

Lushnja i përket qarkut të Fierit ku deri tani janë 146 persona aktivë me Covid-19. Po në këtë qark kanë ndërruar jetë 10 pacientë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.