Humb jetën nga Covid-19 vëllai i pronarit të medias

Humb jetën nga Covid-19 vëllai i presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, njofton Ora News. Lulzim Pasmaçiu humbi betejën me COVID-19 në orët e para të mëngjesit të sotëm, 18 gusht 2020. Ai  ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.

Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por pavarësisht kesaj, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.

Prej 29 vitesh, Lulzim Pasmaçiu mbante postin e koordinatorit në kompaninë e “Yldon Media Group””

Vetë zoti Ylli Ndroqi bëri të ditur lajmin e humbjes së papritur të vëllait në moshën 60 vjeçare përmes një postimi në rrjetet sociale.

11 3