Humb jetën nga Covid-19 policja në Kosovë, priste të lindte foshnjën

Në tre ka shkuar numri i të vdekurve nga koronavirus në Policinë e Kosovës. Mirëpo, rast i dhimbshëm ishte para 3 ditësh kur institucioni i sigurisë mori informacionin se ka ndërruar jetë policja kosovare, e cila ishte në pritje për t”u bërë nënë.

Indeksonline mëson se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, por nuk arriti ta fitojë betejën ndaj Covid-19.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesdite.