Humb jetën nga Covid-19 ish-drejtori i AKU

Ka ndërruar jetë nga Covid-19, Syrja Binaj, ish-drejtori i AKU-së në Vlorë i cili u largua nga detyra vetëm një muaj më parë.

Ai po merrte trajtim mjekësor prej disa ditësh në Spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi po nuk ka mundur ti mbijetojë virusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se 2 pacientë kanë ndërruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po gjatë këtyre orëve janë kryer 864 testime nga të cilët 158 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid, janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

syrja binaj