Gonxhe paditet në SPAK për përfitime të paligjshme dhe për skandalin e humbjes së jetës të fëmijës në Kakavijë

Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe do të paditet në SPAK për për përfitime të paligjshme. Bëhet e ditur se, aktivistët e “Nismës Thurje” kanë paralajmëruar se sot në orën 11:30 do dorëzojnë pranë SPAK kallëzimin penal për Blendi Gonxhen.

“Pasurimi në mënyrë të paligjshme i zyrtarëve të lartë dhe pandëshkueshmëria u jep këtyre të fundit guximin që të tallen me qytetarët si në rastin e fundit në Kakavijë, duke bërë fajtore nënën për humbjen e jetës së fëmijës. Kjo duhet të marrë fund”, thuhet në një reagim në “Nismës Thurje”.

Blendi Gonxhe u vu në qendër të kritikave për reagimin e tij lidhur me aksidentin fatal në Kakavijë javën e kaluar, kur një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç. Ky i fundit, bashkë me familjen priste të kalonte doganën në Kakavijë. Ishin ditët kaotike kur emigrantë shqiptarë, u detyruan të prisnin në radhë kilometrike dhe kushte të vështira për të kaluar kufirin.

Blendi Gonxhen ka qenë shpesh qendër e akuzave të opozitës. Zyrtari është ka akuzuar për përfitim tenderash duke shpërdoruar detyrën, përmes një kompanie nën pronësi të bashkëshortes.

fenmija