Gjuzi, Rudina dhe Lymi me parti të re, ajka e shoqërisë!

Deputetja Rudina Hajdari do të bëjë parti të re politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj dhe listat e hapura janë beteja ime kryesore, do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet. Do kemi kohë kur do jem më e qartë për krijimin e partisë së re“, u shpreh Hajdari në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Hajdari bëri një përmbledhje të reformës zgjedhore, e cila ka filluar që në 2019.

“Nëse PD dhe LSI kërkojnë sërish të imponohen duke thënë se ata do kenë monopolin e opozitës kjo për mua shkon në një shterpë sepse janë në interesa të ngushta familjare. Unë nuk jam në parlament për të mbështetur interesa familjare, por për të përfaqësuar interesat e qytetarëve”, tha deputetja Hajdari.

Ajo kritikoi qendrimin e PD-së për tërheqjen nga propozimi për listat e hapura:

“Listat e hapura është një premtim që po i jepet qytetarëve shqiptarë që nesër ata të zgjedhin atë person që meriton të shkojë në parlament”.

Hajdari tregoi se hapja e listave ishte beteja e saj për zgjedhjet e ardhshme, sepse nuk do të më të bëhet deputete “në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari”.Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi del me deklaratë në mbështetje të deputetes demokrate Rudina Hajdari, e cila u largua nga drejtimi i grupit parlamentar të opozitës së re, pas një mbledhje të deputetëve, të cilët caktuan Korab Litën.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit ai tha se: “Ne jemi të gatshëm t’iu themi gjithë shqiptarëve se Rudina Hajdari është një njeri që është shqiptaro-amerikane e studiuar, e bija e liderit të demokracisë Azem Hajdari dhe kurrë nuk mund të goditet, jo vetëm se është zonjë e nderuar, por është si intelektuale e re. Ndaj unë them mjaft me falangat e vjetra, mjaft me xhaketat e vjetra”.

Për Myslym Muyrrizi tha se vjen me mbështetje të fortë të Ballit Kombëtar, por se është deputet i Partisë Demokratike, është në Kuvend, nuk e ka braktisur Kuvendin, “ndaj donin që të ishte nënkryetari i Kuvendit”.

Por për ndryshimet në grupin parlamentar ai tha se “Zakonisht këto i bën Edi Rama. Unë iu them ndal politikanëve të vjetër, atyre që kanë gjakosur vendin, bulevardet e Shqipërisë. Gramoz Ruçi në Shkodër, Basha në sheshin qendror të Tiranës, mjaft me infiltrime që kërkon të përçajë partitë e djathta”.