Gjici nuk mendohet gjatë: Nuk e dimë gjendjen e Wolfsburgut, por do fitojmë, Kukësi bën diferencën

Presidenti Safet Gjici pavarësisht se do të donte të evitonte Wolfsburgun në raundin e dytë të EL, është shprehur optimist se Kukësi mund të fitojë.

Gjici ndoqi ‘live’ shortin dhe pas tij tha se do të donte disa ekipe të tjera që do ishin të pranueshme për Kukësin, por dhe me gjermanët asgjë s’është e pamundur.

Ai ka shtuar se ndeshja do të merret me seriozitet nga verilindorët dhe se do të ketë edhe bonus siç nuk kanë munguar ndonjëherë.

”Tani, kuptohet që shorti është i vështirë. Por asgjë s’është e pamundur. Nuk e dimë gjendjen e Wolfsburg. Pavarësisht se e dimë çfarë ekipi është. Kukësi duhet ta vlerësojë. Kam bindjen dhe besimin që stafi dhe lojtarët do e marrin seriozisht dhe do fitojnë.

Elementet janë, edhe këta lojtarë që kanë ardhur kanë shenja të mira, bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar. Ekipi i Kukësit është i formuar tani. Të përqëndrohemi tek kjo sfidë që është e vështirë. Dihet çfarë vlerash ka Wolfsburg, por edhe ne kemi vlera.

Natyrisht bonus do të ketë, por të shohim si do sillen në fushë. Besoj që me atë premio standarde. E rëndësishme të luajnë futboll, Fair- Play, dhe më pas rezultati. ”- tha Gjici.