Gazetari shpërthen ndaj Ramës: O fundërrinë, ambulanca ishte me 140 në orë kur shtypi fëmijën, po dërgonte klientë në Kakakvijë kundrejt eurove

Gazetari i ReportTv në Gjirokastër Piro Nase, ka shpërthyer ndaj Edi Ramës pas humbjes së jetës të fëmijës në Kakavijë nga shtypja e ambulancës.

Nase si dëshmitar okular në aksidentin tragjik, shkruan në një postim në Facebook se, ishte ambulanca që përplasi fëmijën dhe nuk ishte fëmija që përplasi autoambulancën.

Gazetari Nase lëshon dhe një akuzë të rëndë, duke u shprehur se, ambulanca ishte me 140 km në orë duke shkuar e duke marrë klientin e radhës, për ta dërguar në doganën e Kakavijës, kundrejt eurove.

Reagimi i ashpër i gazetarit Piro Nase

O nekrofil, o maskara, o qelbësirë o çfarë epiteti të të vendos ty unë? O halè, po fëmija u shtyp nga autoambulanca dhe jo femija ‘shtypi’ autoambulancën siç e dhe sot pretencën në emër të prokurorit një ditë para vendimit të gjykatës.

O plehrë po une isha aty o fundërrinë dhe e pashë që makina e spitalit ishte me 140 në ore se nxitonte të merrte klientët e radhës për t’i çuar në Kakavije kundrejt eurove. Ne nga jugu kur duhet të mallkojmë dikë kemi një shprehje që ty të vjen per shtat ‘të hëngsha drekën’!!!!

3 10