Flakët e zjarrit përpijnë masivin me ullinj në Fier

Një vatër zjarri ka rënë këtë mbasdite në Portëz të bashkisë Fier, ku nga flakët është përfshirë një kodër me ullinj dhe shkurre.

Në vendngjarje kanë shkuar 2  zjarrfikëse por po ndihmohet për shuarjen e flakëve edhe nga banorët e zonës.

Terreni i vështirë dhe flakët favorizohen nga era për përhapjen e flakëve.