Edhe Gjermania e Franca reagon ndaj OBSH: Kërkojmë reformism të shpejtë

Gjermania dhe Franca duan të japin më shumë para për Organizatën Botërore të Shëndetit, pasi pandemia COVID-19 nënvizoi dobësitë e mëdha financiare dhe ligjore në agjencinë e OKB-së.

Reformat e propozuara mund të diskutohen tashmë në OBSH në mesin e shtatorit, sipas tre zyrtarëve të njohur, në një afat kohor të shpejtë që do të konfirmojë shqetësimet në rritje të dy fuqive evropiane për organizatën, të cilët e shohin si tepër të nënshtruar nga ndikimet e jashtme, raporton Reuters.

Në një punim të përbashkët të qarkulluar midis diplomatëve të përfshirë në bisedimet e reformës, Berlini dhe Parisi thanë që mandati i OBSH-së, i cili përfshin parandalimin e shpërthimeve në të gjithë botën dhe ndihmimin e qeverive për zgjidhjen e tyre, nuk u mbështet nga burimet e mjaftueshme financiare dhe fuqitë ligjore.

Franca dhe Gjermania po kërkojnë konsensus “nga Uashingtoni në Pekin” rreth dokumentit, tha një burim i afërt me bisedimet.