E papreçedentë si UEFA eleminon kampionët e Kosovës

Drita eliminohet nga Champions League. Kampionët e Kosovës kanë humbur në tavolinë me Linfield dhe Komisioni i Apelit e ka marrë këtë vendin. Klubi dardan nuk është dakord dhe e konsideron të paprecedentë, ndaj edhe do ta vijojë betejën ligjore.

“Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se që shkalla e apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavoline me rezultat zyrtare 3:0! Një vendim i habitshëm nga një institucion sicc është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë!

Arsyeja kryesore të këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shume se tre ditë (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub, por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore!

Jemi thellësisht të indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv. Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorëzojmë në duart e avokatëve për t’i ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore”, shkruan Drita.